I moshuari me Ferrari “humb rrugën” dhe përfundon brenda qendrës tregtare (VIDEO)

Një i moshuar me Ferrari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një qendre tregtare.

Njerëzit që po bënin blerjet e tyre për Krishtlindje në një qendër tregtare në Andorra, përjetuan disa momente terrori pasi Ferrari përfundoi brenda ambienteve ku ata ndodheshin.

Të lidhura

None found

Incidenti ndodhi në qendrën tregtare Sant Julia De Loria, e vendosur në një qytet të vogël në periferi të Andorrës.

I moshuari në timon ishte një 82-vjeçar, i cili shoqërohej nga një grua 59-vjeçare. Si shoferi ashtu edhe pasagjerja e tij, pësuan dëmtime të lehta pavarësisht përmasave të aksidentit. Së bashku me një punonjës, u dërguan në spital për kontroll mjekësor për t’i lënë sërish ato ambiente pas disa orësh./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 20:01