Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo, banor i qytezës buzë Adriatikut, i mori jetën 39-vjeçarit nigerian, që punonte si shitës ambulant, Alika Ogorchukwu.
Alika po shiste mallra kur vrasësi i tij i rrëmbeu patericën dhe e goditi më shumë se 5 herë në kokë, pasi më parë emigranti nigerian i kishte komplimentuar të dashurën e tij nga Moldavia.
Policia përdori kamerat e rrugëve për të gjurmuar lëvizjet e Ferlazzo-s dhe e arrestoi atë të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa gjithashtu dyshohet se kishte vjedhur telefonin celular të viktimës.
Sipas mediave, vrasja brutale e Alikas u filmua nga shikuesit, të cilët nuk bënë asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht.
Pamjet tregojnë Ferlazzon duke u përleshur me viktimën, i cili gjendet i shtrirë me shpinë në trotuar.
Gruaja e Alikës, Charity Oriachi, tha: “Dua vetëm drejtësi për burrin tim”, gjatë një proteste në vendin e vrasjes të shtunën.
Mediat vendase kanë raportuar se Ferlazzo aktualisht po mbahet në burgun Montacuto në Ankona, por mbi të pritet të mos rëndojë akuza për racizëm.