I kërkoi Bashës dorëheqjen, Bujar Nishani tregon si mund të kthehet PD në pushtet

Ish-presidenti Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka analizuar të djathtën shqiptare dhe rendit shanset e saj për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani ka tha se opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

“Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston”, tha ish-presidenti.

Më tej ai ka treguar se si e djathta mund të kthehet sërish në pushtet.

“PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, shtoi ish presidenti.


Shtuar 6.05.2021 22:08