I këputi me dhunë varësen qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me inicialet G.M është vënë në pranga pasi i ka grabitur me forcë varësen një vajze në zonën e Goelmit. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Kavajës bën me dije se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një vazje. Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e të riut që është prangosur pak orë më vonë. Në video ai shihet teksa futet në komisariat gjysmë i zhveshur dhe zbathur.

Njoftim policie

Finalizohet operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”. I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grab”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – G. M., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ky shtetas, mesditën e sotme, në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 9.08.2022 16:27