Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”.
Shërbimet e policisë në Shijak goditën një rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.
“Nga kontrollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, njoftojnë blutë.
Policia paralajmëron se operacioni “Sundimi i ligjit” do të vijojë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.