Një shqiptar ka rënë në pranga në Francë, pasi është arrestuar me mbi 3 kg kokainë në makinë në autostradën Saint-Avold.
Ai doli para gjykatës ditën e sotme duke u dënuar me 20 muaj burg dhe një gjobë prej 114,000 euro.
24-vjeçarit iu gjet droga në mjetin e tij Audi Q5 e regjistruar në Zvicër, teksa tentonte të kalonte nga dogana përmes autostradës Saint-Avold në drejtim të Strasburgut.