Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Lezhë pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.