Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar në Durrës pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë i janë gjetur 200 fishekë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”, shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com