I gjenden 11 kg kanabis në shtëpi, e pëson keq 64-vjeçari në Fier

Një 64 vjeçar në Fier është vënë në pranga të policisë pasi në ambientet e banesës së tij është gjetur kanabis.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në magazinë që gjendej në oborrin e tij janë gjetur 11 kg kanabis dhe I ndaluari është shtetasi Ramadan Hoxhaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”.

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.
Në Fier u arrestua shtetasi Ramadan Hoxhaj pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 11 kg kanabis

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /albeu.com/

 


Shtuar 11.08.2021 10:38