Njëzetë vrapues humbën jetën nga i ftohti gjatë një maratone prej 100 kilometrash në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, në veri të Kinës.
Bëhet fjalë për tragjedinë më të madhe që godet botën e maratonave të gjata. Mes atletëve të vdekur edhe sportisti elitar Jing Liang, 31 vjeçar që kishte triumfuar në 3 edicionet e mëparshme të garës prestigjioze në vendin aziatik.
Gara e filluar mëngjesin e të shtunës ku morën pjesë 172 atletë, u ndërpre pasi disa prej tyre shfaqën shenja të hipotermisë dhe probleme fizike, si pasojë e uljes së vazhdueshme të temperaturave deri në zero gradë celcius, ndërkohë që sportistët ishin me veshje të lehta.
Por pasi pushoi shiu i akullt dhe stuhitë që goditët zonën, disa prej sportistëve rezultuan të humbur. 151 sportistë të tjerët janë të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.