I ftohti ekstrem, Ministria e Shëndetësisë apel: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombolat e gazit mbajini jashtë

Nisur nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin.

MSH thotë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Ajo këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi.

UDHËZUESI I MSH

-Kujdes

-Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

-Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

-Foshnjet

-Të moshuarit

-Të sëmurët kronikë

-Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

-Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë

-Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit

-Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta

-Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

-Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer

-Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit

-Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit

-Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit


Shtuar 22.01.2022 15:45