I fejuari grabiti shtëpinë e kunatës, vret veten 17-vjeçarja

Foto ilustruese

E fejuara e 27-vjeçarit Kristian Fusha, Samanta Prelë Vitaj mësohet se ka vrarë veten. Dyshohet se e reja vetëm 17 vjeç përdori fostoksinë.

Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat Eva Vitajt e cila jetonte në Tiranë, motrës së të fejuarës së ndjerë.

Mësohet se familja e Samanta Vitajt nga Malësi e madhe nuk ishte dakord me lidhjen e saj me 27-vjeçarin.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 12:42