I është mërzitur jeta e luksit dhe qytetit, David Beckham shfaqet si asnjëherë më parë

David Beckham e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit 2022 në shtëpinë e tij në periferi, në Cotswolds, ku duket se është bërë i dashuruar pas bletëve.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid ka ndërtuar koshere bletësh në kopshtin e tij dhe tani po fillon një projekt të ri biznesi.

Në rrjetet sociale të Beckham, familja e tij është parë duke u përfshirë në biznesin që mund të nisë më vonë këtë vit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Sipas “The Sun”, Beckham ka tre emra të mundshëm të rreshtuar për biznesin e tij të mjaltit: D Bee, Seven Honeis ose Goldenbees.

“Bletaria filloi si një hobi argëtues në fillim të karantinës, por tani Davidi është bërë pak i fiksuar,” tha një burim i afërt me Beckham për “Sun”: “Ai e gjen atë një “vaksinë” totale për jetën e tij të çmendur në Londër dhe Miami”.

Beckham tashmë ka dizajnuar uiski të tij të tregtuar dhe është president dhe bashkëpronar i skuadrës MLS, Inter Miami./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 16:25