I doli nga fjala! U takuan në Vlorë për sqarim, si biznesmeni rrahu mes qytetit kryebashkiakun e Selenicës

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku është dhunuar kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. Kryebashkiaku u dhunua nga shtetasi Pellat Bonaj pas debateve të forta mes tyre.

Burimet bëjnë me dije se debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë-Sevaster.

Mësohet se Binaj dhe Bonaj, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër, jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.

Teksa sqaroheshin me njeri-tjetrin per ngjarjen, Bonaj ka kërkuar llogari për dhënjen e lejes dhe në debat e sipër  e ka qëlluar kryebashkiakun.

Dyshohet se nga ana e kryetarit të Bashkisë së Selenicës i ështe premtuar Bonajt linja e Sevasterit, por dhënia e kësaj linje një tjetër subjekti, ka shkaktuar edhe sherrin fizik mes tyre.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”
Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Materialet i kaluan prokurorise per veprime te metejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 21.10.2021 11:11