Është arrestuar në Berat, Skol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, i dënuar me disa vite burg për trafik droge. Bode ka qenë në arrati që prej muajit prill, kur Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 12 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 8. Ai akuzohet gjithashtu për lidhje me grupin e Habilajve.
Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Së bashku me Gjergji Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë./albeu.com