Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta, u shpreh se ka qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë dhe asnjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Komëntet Meta i bëri përmes një deklarate për mediat, ku u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion.
Meta theksoi se kjo është një lojë politike që do të dalë në dritë shumë shpejt. Mes të tjerash Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit.
“Një parlament patronazhistës, i korruptuar dhe me një opozitë ende plot me lulushë. Është shqetësuar se paska ardhur një letër anonime. Po cili parlament është shqetësuar për këtë çështje, Por kush parlament, ai që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit. Mbante firmën e ish-Kryetarit Gramoz Ruçi, ka qenë kjo Lindita që përdoret, për nevojat e hallexhiut që nuk ia zgjidh më kush hallet, për të hapur një proces për të shmangur vëmendjen. Sa I.M. kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Se kush ka qenë në rastin e sigurimi të shtetit ata e dinë shumë mirë. Unë kam qenë sekretari i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, dhe që atëherë isha si lider. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj dhe ju e dini që njëri ka qenë edhe deputet”, u shpreh Meta./albeu.com/