“I dërgoi foto 45-vjeçares dhe e kërcënoi se do ta vriste”- Dëshmi të reja për krimin në Greqi! Altin Allmuça shfaqej duke mbajtur një armë, kishte tentuar të fliste edhe më vëllain e ish partneres, por…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë në Nea Smyrni në Athinë, ku 48-vjeçari Altin Allmuça vrau ish partneren e tij Julieta Obzova 45 vjeçe dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas dëshmisë së një të afërmi të viktimës, 48-vjeçari dyshohet se i kishte dërguar gruas një fotografi ku shfaqej duke mbajtur një armë dhe duke ia drejtuar në kokë.

Të lidhura

None found

Sipas mediave në Greqi, përmes kësaj fotografie, ai dyshohet se e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe më pas do të vetëvritej.

Burri kishte tentuar gjithashtu të kontaktonte vëllain e ish-partneres. Ky i fundit kishte refuzuar takimin, duke i kërkuar të mos përfshihej më në marrëdhënien e tij me ish-partneren dhe të mos shqetësonte familjen e saj.

Paralajmërimet para ngjarjes

Të rëndësishme për hetimin konsiderohen edhe dëshmitë nga familjarët e 48-vjeçarit. Sipas tyre, ai kishte paralajmëruar vajzën dhe gruan se po përgatitej të bënte “diçka të madhe”, pa u treguar detaje konkrete.

Vajzës së tij i kishte thënë se mund të mos ishte më pranë saj në ditët në vijim. Ndërkohë, bashkëshortes i kishte dorëzuar të gjitha paratë që kishte me vete dhe i kishte kërkuar të kujdesej për fëmijën e tyre nëse ai nuk do të ishte i pranishëm.

Bashkëshortja u ka deklaruar hetuesve se nuk e kishte kuptuar arsyen e këtyre veprimeve. Ajo kishte parë bashkëshortin duke qarë dhe duke u larguar nga banesa. Ai e kishte kaluar natën diku tjetër, pa i treguar se ku ndodhej apo çfarë po bënte.

Sipas dëshmive, kjo kishte ndodhur vetëm disa orë para vrasjes.

Dëshmia e fqinjit

Në hetim është përfshirë edhe dëshmia e një fqinji, i cili dyshohet se ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes. Ai u ka përshkruar autoriteteve pozicionin dhe mënyrën se si ishin gjetur trupat e dy personave në vendngjarje.

Tashmë pritet përfundimi i ekzaminimeve mjekoligjore, të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e dosjes hetimore dhe në përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me autorin e dyshuar tashmë të vdekur, procedura penale ndaj tij ndërpritet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e tragjedisë dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 45-vjeçares.


Shtuar 26.08.2026 12:06

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis