Gjenerali amerikan George Wikoff foli dje për optimizimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te Ura e Ibrit. Sipas tij, tranzicioni vjen si pjesë e një procesi më të gjerë optimizimi dhe pasqyron përmirësimin e gjendjes në terren.
Të lidhura
None found
Pavarësisht këtij zhvillimi, Wikoff bëri të qartë se trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat pranë urës.
“Në zonat përreth do të vijojë prania e personelit të KFOR-it”, theksoi Wikoff.
Admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, deklaroi se kalimi gradual nga pozicioni i përhershëm i KFOR-it në Urën e Ibrit është pjesë e optimizimit më të gjerë dhe dëshmi e përmirësimit të situatës së sigurisë. Ai sqaroi se çdo vendim për praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës merret mbi bazën e vlerësimit të situatës së sigurisë.
Ai shtoi se mandati i KFOR-it nuk përfshin vendimmarrjen për hapjen ose jo të urës. Sipas Wikoff, pasi KFOR-i t’i japë fund pranisë së përhershme mbi urë, përcaktimi për këtë çështje u takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë.
