Egnatia sfidon Lillestromin në Norvegji, Nevil Dede detyrohet të ndryshojë formacionin pas dy mungesave të rëndësishme

Egnatia do të përballet nesër në Norvegji me Lillestromin, në takimin e kthimit të fazës “play-off” që përcakton kualifikimin në grupet e Europa League. Sfida do të nisë në orën 19:00.

Të lidhura

None found

Trajneri Nevil Dede nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistët e krahut, Guillem Jaime dhe Andrey Yago. Të dy janë lënë jashtë listës për këtë ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Këto mungesa të rëndësishme e detyrojnë teknikun të kërkojë zgjidhje të tjera për formacionin titullar. Geralb Smajli shihet si alternativa për krahun e djathtë, ndërsa në të majtin pritet të zgjidhet njëri mes Edison Ndrecës dhe Zamiq Aliyev.

Skuadra nga Rrogozhina është më e vendosur se kurrë për të fituar dhe do të japë maksimumin në transfertën norvegjeze, me synimin për të siguruar një kualifikim historik në grupet e këtij kompeticioni. Edhe në skenarin më të keq, atë të eliminimit, Egnatia do të luante sezonin e ardhshëm në grupet e Conference League. Megjithatë, përpara se të mendohet kjo mundësi, rrogozhinasit do të kërkojnë t’i shfrytëzojnë deri në fund shanset e tyre në Norvegji.


Shtuar 26.08.2026 12:05

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahisjojobet