Alejandro Balde, mbrojtësi spanjoll 22-vjeçar, i ka bërë të ditur Barcelonës se dëshiron të vazhdojë karrierën në klub, pavarësisht interesimit të ekipeve të tjera.
Fabrizio Romano raporton se lojtari ia ka përcjellë zyrtarisht klubit vendimin e tij, duke shprehur qartë vullnetin për të qëndruar në skuadrën katalanase.
Të lidhura
None found
Balde synon të mbetet te ekipi ku është formuar dhe të luftojë për një vend titullari në formacionin e drejtuar nga Hansi Flick.
Barcelona, ndërkohë, ka shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar bilancin financiar. Megjithatë, mbrojtësi nuk ka kërkuar largimin nga klubi.
Tashmë, vendimi përfundimtar i takon Barcelonës. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse për spanjollin mbërrin një ofertë shumë e lartë nga një klub i madh evropian, përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Gjatë javëve të fundit, Balde është përmendur si objektiv i Manchester United, ndërsa raportohet se “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur rreth 30 milionë euro për transferimin e tij.
