Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Dorian Remit, 37 vjeç, I cili është dënuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Gjithashtu janë bërë disa arrestime dhe procedime të tjera, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Damiano(Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
G. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
B. E., 58 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. B., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
- Më datë 03.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. P., 30 vjeç, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në Fushë Mezez, duke punuar në objektin në pronësi e këtij shtetasi është dëmtuar punëtori shtetasi S. L., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
- Më datë 04.06.2021, shtetasi R. F., 26 vjeç, kallëzon se në orën 00:30, në rrugën “Gramoz Pashko”, e kanë goditur me grusht, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të autorit, kapjen dhe shoqerimin e tij.
- Në Kamzë, në një magazinë, kanë vjedhur 50 litra vaj transformatori. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com