Ishte dënuar me 15 vjet për vrasje, i burgosuri tenton të arratiset i maskuar si dele

José Luis Callisaya Diaz u përpoq të arratisej nga Chonchocoro, një burg i sigurisë maksimale në Bolivi, në fillim të këtij muaji duke u mbështjellë me lëkurë deleje dhe duke u zvarritur nëpër livadhin përreth burgut.

I burgosuri, i njohur gjithashtu si “El Araña”, përdori pallton e tij të çuditshme për të kaluar fshehtas para sigurisë dhe u përpoq të çante një nga muret e jashtme të burgut më 4 shkurt.

Pavarësisht përpjekjeve të tij, sigurimi vuri re se Diaz, i cili po vuante denimin prej 15 vjet vjetesh për vrasje, nuk ishte në qeli.

Fotot e tentativës së tij të çuditshme të arratisjes tregojnë të burgosurin duke u zvarritur me të katër këmbët në një fushë ndërsa kishte veshur lëkurën e deles para se të kthehej në paraburgim, shkruan NYP. 

Diaz mendoi se moti i ftohtë do të siguronte një mbulim gjatë arratisjes së tij, thanë zyrtarët e burgut.

“Ne informojmë popullsinë boliviane se oficerët e policisë së sigurisë së burgjeve nga Qendra Penitenciare San Pedro de Chonchocoro penguan arratisjen e të burgosurit José Luis Callisaya Diaz (alias El Araña), i cili përfitoi nga moti i keq për t’u përpjekur të ikte përmes njërit prej mureve të perimetrit të jashtëm të burgut”, tha drejtori i regjimit të burgut Juan Carlos Limpias.

Autoritetet kanë urdhëruar masa ligjore dhe disiplinore ndaj Diaz që nga tentativa për arratisje./Albeu.com/