Një tragjedi është shmangur në Tiranë. Papërgjegjshmëria e një të riu të dehur në timon mund të kishte shkaktuar një tragjedi por solli një të plagosur, por fatmirësisht nuk ka viktima.
I riu së bashku me një tjetër po lëviznin me një automjet tip “Toyota” me shpejtësi, e menjëherë nuk zbatuan urdhrin e Policisë së Shtetit për të ndaluar në pikë kontrolli, por vendosën që t’i jepnin gaz mjetit.
Por teksa i jepte mjetit me shpejtësi, makina përplasi një grua tek vijat e bardha në zonën e ‘Vasil Shantos’ duke e lënë të plagosur në rrugë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ende nuk dihet.
Më pas, makina po shkonte drejt autostradës por përplasi 6 makina të tjera dhe u kap nga policia e Tiranës tek ish-Shqiponja. Të rinjtë janë vënë në prangat e forcave blu./albeu.com