I dehur në timon aksidentoi për vdekje 24-vjeçaren në Prrenjas, ‘arrest me burg’ për burg Jetmir Dacin

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Jetmir Dacit, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje Eneida Pishkashin dhe plagosi familjen e saj.

Ai rezultoi i dehur në timon, teksa u përfshi në një aksident në Prrenjas.

24-vjeçarja nga Librazhdi, humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.

Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes, u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli.

Të shtunën e 13 prillit, spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.


Shtuar 17.04.2024 12:42