“I bindur se do jetë femër, kukull në duart e Ramës”, Xhelal Mziu: Rama do të krjoj diversion me opozitën

Procesi i zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit është komentuar edhe nga deputeti demokrat Xhelal Mziu.

Sipas tij djegia e raundit të tretë për zgjedhjet është një produkt i një shteti monist që e kërkon Presidentin për vete.

Mziu tha se në seancën parlamentare duhet të jenë 84 deputetë, por në seancë nuk ishin aq, pasi shumica e deputetëve demokrat nuk morën pjesë.

“Opozita ka tentuar për të mos qenë bojkotuese. Kemi tentuar maksimalisht për të gjetur gjuhën e përbashkët me mazhorancën. U gjet zgjidhja që opozita të shkonte me katër emra të përcaktuar dhe opozita do përzgjidhte dy persona.

Respektuam raundin e parë, të dytin, kur duhet të shkonim te finalizimi i këtyre emrave, mazhoranca tha se nuk ishte dakord, opozita nuk është hera e parë, që nuk respekton marrëveshjet, pro ka qenë shkelësi më i madh i ligjit.

Në mendjen e tij e ka pasur thjesht fasadë sikur po bisedonte për të pasur një president mbi palët.

Tani ka mundësinë për të zgjedhur vetëm me 71 vota, besoj se do e zgjedhin në raundin e katërt do bëj shoë-n e radhës që do ta zgjedhim nga opozita, mund të jetë dhe një person që kohë më parë mund të ketë qenë me opozitën, por do të jetë në shërbim të kësaj mazhorance dhe këtij Kryeministri.

Kjo qeveri PR e gjërave di të bëjë, se punë nuk di. Ka filluar me Presidentin si në kohën e diktaturës, për të votuar me zarfe dhe më tej me e-maile.

Situatë qesharake, të vjen keq se si është katandisur parlamenti i Shqipërisë. Është situatë kritike, kur ky Kryeministër, në këto ditë do vazhdojë të luajë rolin dhe do nxjerrë në tryezë një person bjonde me flokë të gjata.

I bindur se do jetë femër. Por edhe nëse do jetë mashkull, do jetë kukull në duart e Ramës. Nuk do asnjë zë kundër, jo vetëm te Presidenca”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se Edi Rama do tentojë të krijojë diversion brenda opozitës, dhe se do zgjedhë persona që i përkasin ndoshta opozitës për ta shitur si kompromis ose President mbi palët.

“Do të doja që të mos bëheshim fare pjesë e Presidentit. Jo se ka ndonjë kompetencë të jashtëzakonshme.

Do e konsiderojë si shpikje botërore që vetëm lartmadhëria Rama mund ta bëjë për gjetjen e një kompromisi”, tha Mziu./albeu.com/