Shtetasi Olsi Ibro, është një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë. Ditën e sotme, mësohet se Ibro është vetëvrarë, duke u vetëhedhur nga pallati.
Kujtomë që ditën e djeshme, Olsi Ibros Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuritë.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.