I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme dënon me 5 vite burg Ilir Kapetanin

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, të arrestuar për korrupsion.

Sipas Prokurorisë, Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.

Sipas SPAK, Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish- pronarëve, të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave, u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Arrestimi i Ilir Kapetanit, u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Po ashtu, në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.

Ndërkohë, qytetarët që kanë dhënë ryshfet akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.


Shtuar 30.07.2024 13:29