Hungaria kundështon Amerikën: Ndalimi i importit të gazit rus shkatërron ekonominë tonë

Hungaria është i vetmi shtet i unionit që do të vendosë veton ndaj propozimit të BE-së për të ndaluar importet e naftës ruse, tha për BBC Sekretari i Shtetit për Komunikimin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të vendit.

Zoltán Kovács thotë se propozimi është “i papranueshëm” dhe do të “shkatërronte ekonominë hungareze”.

Komentet e tij e vënë në dyshim propozimin pasi planet duhet të miratohen nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

I pyetur nga gazetarët nëse Hungaria do të ushtrojë të drejtën e vetos, ministri u shpreh: “Me pak fjalë, po. Por në fund të ditës duhet të kujtoni sërish se si funksionon Bashkimi Evropian. Propozimi vjen nga Brukseli… që është qendra administrative, burokratike e Bashkimit Evropian – jo nga shtetet anëtare.

Ata e dinë saktësisht se ajo që ata propozojnë është kundër interesave hungareze, është kundër mundësisë që është e realizueshme në terren dhe nëse e bëjmë këtë do ta shkatërrojmë plotësisht ekonominë hungareze.”/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 18:57