Humbi zgjedhjet në Himarë, reagon Gjikuria: Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve në bashkinë e Himarës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjikuria shprehet se në zgjedhje pamë metoda antidemokratike.

Deklarata:

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri.

Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.

Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”


Shtuar 5.08.2024 18:51