Humbi jetën një punëtor pas zjarrit në fabrikën e tullave, gjykata lë të lirë përgjegjësin

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Behxhet Zija, përgjegjësi i fabikës së tullave në Maminas që u përfshi nga flakët disa ditë më parë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për 67-vjeçarin që akuzohej për mos respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Zija në deklaratën e tij ka thënë se kushtet teknike kanë qenë në rregull dhe se problem kanë qenë kushtet e sigurisë.

“Nuk kam lidhje fare me ngjarjen. Kushtet teknike ishin shumë të mira. Ngjarja nuk ndodhi per mosrespemtim e kushteve të sigurisë”, tha përgjegjësi

Ngjarja ndodhi të premten ku për rreth një orë flakët zotëruan ambientet e reja të fabrikës. Zjarrëfikëset ndihmuan për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.  Fillimisht u evakuua personeli e më pas u vunë flakët nën kontroll.

Shkak i zjarrit  dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Fabrikës që do të niste aktivitetin gjatë së premtes  i është shkatërruar investimin me vlerë afro 2 milionë euro./albeu.com

 


Shtuar 31.05.2021 12:35