Një 28-vjeçaar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasjë ka dalë nga rruga. Ai ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.
Njoftimi:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./albeu.com