Humb jetën në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur, mbytet në lumin e New York-ut

Bota e aktrimit ka humbur një yll.

Mary Maara, një aktore e njohur për rolet e saj në ER dhe Law & Order, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, konfirmon përfaqësuesi i saj.

Mara u gjet e vdekur më 26 qershor, pasi dyshohet se është mbytur teksa po notonte në lumin e St.Lawrence, sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit të New York.

Auritetet shtuan se trupi i aktores nuk kishte shenja dhune.

Shkaku u vdekjes nuk ëhtë bërë ende i ditur, teksa priten hetimet nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor.

Gjatë karrierës së saj të gjerë në dramën televizive, Mara mbajti një rol të përsëritur Loretta Sëeet në ER nga 1995 deri në 1996. Përtej telenovelës popullore, Mara u shfaq në Hope & Gloria , NYPD Blue dhe Dexter. /albeu.com