Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para 58-vjeçari F.V i cili punonte si shofer ambulance, ka humbur jetën ndërsa ndodhej në një lokal pranë spitalit në Shkodër.
Dyshohet se 58-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Njoftimi:
Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.