I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri ka ardhur edhe një program që mundet të përgjojë Whatsappin.
Hoxha tha se kjo platformë është përdorur edhe ng politikanët, por tashmë ata përdorin më shumë Signal.
“Whatsappi për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore komunikimit të autoriteteve, Kryeministri, ministrant komunikonin në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsappit ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme. Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjogjmë dhe ai e zbardh Whatsappin. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin. Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi. Kryeministrat, ministrat nuk përdorin më Whatsapp, përdorin Signal. Deri pa rënë sky përdornin sky, sepse ishte i pakriptueshëm. Por nëse të sulet një agjenci serioze të fik derën dhe nuk ke çfarë i bën farë. Nëse hyn një haker normal, pastaj është tjetër gjë”, tha Hoxha.