Horror në Turqi, burri hedh gruan shtatzënë nga 300 metra lartësi (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike tronditi Turqinë ku një grua shtatzënë u shty nga 300 metra lartësi nga bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijës që ai priste.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 ku Hakan Aysal, 40 vjeç hodhi nga shkëmbi gruan e tij shtatzënë pak sekonda pasi bënë një foto të lumtur.

Viktima Semra Aysal, 32 vjeç dhe fëmija e tyre e palindur u vranë me dashje nga 40-vjeçari për sigurimin e tyre të jetës e cila shkonte në mbi 40 mijë paund.

Burimet nga mediat vendase bëjnë me dije se çifti kishte qenë duke vizituar Luginën e Fluturave në Turqinë e tyre në qershor 2018 kur Semra, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë, ra rreth 300 metra për vdekjen e saj.

Pasi shtyu gruan ai kërkoi ndihmë tek njerëzit pranë vendngjarjes por ata deklaruan në gjykata se autori dukej shumë i qetë për dikë që sapo kishte hedhur gruan nga shkëmbi.

“Vajza ime po filmonte pamjen me telefonin tim dhe çifti Aysal zbriti në shpat në atë moment. Ne madje kemi bërë shaka: “Ose ky burrë do ta flakë gruan ose gruaja do ta flakë burrin.”- tha një dëshmitar për gjykatën. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 15:31