Hodhën kavanozin me kokainë nga dritarja, e pësojnë dy shqiptarët në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali pasi u kapën duke transportuar kokainë me automjetin e tyre.

Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht ata hodhën një kavanoz nga dritarja dhe nxituan t’ia mbathin nga vendin e ngjarjes. Policia u vu pas tyre dhe më pas i arrestoi. Të dy të rinjtë figurojnë më precedentë të mëparshëm penalë.

Në momentin e arrestimit, ata kanë deklaruar se përshpejtuan lëvizjet për shkak të frikës nga sanksionet për shkeljen e masave anti-COVID.

Por pretendimi i tyre ra menjëherë sapo karabinierët gjetën në rrugën e ndjekjes një kavanoz me 18 doza kokainë brenda.

Pas kontrollit, policia gjeti 190 euro në xhepat e njërit prej të arrestuarve ndërsa në banesën e tjetrit u gjetën dhe u sekuestruan të paktën 2 800 euro, të cilat dyshohet se ishin mbledhur nga shitja e lëndës narkotike.

 


Shtuar 24.04.2021 17:02