Një fëmijëri e prerë në mes, abuzuar dhe braktisur. Kjo është historia e një 14-vjeçare nga Shkodra, e cila u trajtua sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’. E rrëfyer në vetë të parë nga familjarë të të miturës, u shpalosën detaje tronditëse.
Një burrë i martuar me 4 fëmijë nisi një marrëdhënie me të miturën, duke i premtuar një jetë të re së bashku. Ata kanë ikur nga Shkodra në Durrës, ku jetuan së bashku për 10 ditë dhe më pas e braktisi në mes të rrugës për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
14-vjeçarja u gjet në mes të të ftohtit në rrugë nga familjarët, të cilët për 10 ditë nuk dinin asgjë për fatin e saj. Pasi mësuan ngjarjen, familjarët e denoncuan në polici, por nuk morën një reagim nga uniformat blu.
Gjyshja e 14-vjeçares: Mbesën e kam rritur vetë dhe jam shumë e lidhur me të. Në fund të janarit ajo u zhduk. E kam kërkuar gjithandej. E denoncova dhe në polici më thanë hë se do dalë vetë në shesh. Njerëzit e djalit e dinin që kishte marrë vajzën tonë. Ai është i martuar me 4 fëmijë. Më thonë që vajza ka probleme, por kjo nuk është e vërtetë.
Ky është pretendimi i shoqatës që është marrë me vajzën time e cila ka 7 fëmijë. Policia tha ne jemi vetëm për burg, ju mund ta zgjidhni me mirëkuptim. Ai djalë këtë punë bën. Merr nga një vajzë të vogël e mban një javë dhe i lë rrugëve e kthehet te gruaja.
Pasi mori mbesën, këtë të premte takova djalin dhe më premtoi se mbesën time do ta merrte për nuse sepse gruan e parë e kishte lënë. Dy ditë më vonë ai e la mbesën time në një lulishte derisa e gjeti e ëma.
Ai futi edhe të shoqen për të rrahur mbesën. Nëse unë e takoj atë person do ta vras me duart e mia dhe le të bëj burgun se ai shkatërroi mbesën time. E mori vajzën e coi në Shkozet e fshehu në shtëpinë e motrës së tij. E mbanin fshehur edhe nga familja jonë. U thashë na nxirrni vajzën ose do bëjmë vrasje. Vajza ime shkoi në polici, por nuk na erdhën në ndihmë./BW