Një ngjarje e dhjetra viteve më parë është rikthyer në vëmendjen e mediave, dhe tregon historinë e dhimbshme e një të mituri afro-amerikan, i cili u ekzekutua në karrigen elektrike.
George Stinney Jr, i cili ishte 14 vjeç kur vdiq në 1944, është personi më i ri i ekzekutuar në SHBA gjatë shekullit të 20-të.
Më shumë se 70 vjet më vonë, në dhjetor 2014, dënimi i George për vrasjen u përmbys nga një gjykatës i Karolinës së Jugut.
Asokohe ao akuzohej për vrasjen e dy vajzave të bardha në qytetin e vogël të Alcolu, Karolina e Jugut në Mars të vitit 1944.
Trupat e Betty June Binnicker 11 vjeçe dhe Mary Emma Thames 8 vjeçe, u gjetën me kafkat e thyera. Ato ishin vrarë në një hekurudhë, por policia arrestoi djalin e vogël pasi rezultoi se ai kishte parë vajzat një ditë më parë.
Ai u mor nga shtëpia e tij nga policët, të cilët më pas pretenduan se ai e kishte pranuar vrasjen e dyfishtë edhe pse nuk kishte prova fizike që e lidhin me krimin.
Prindërit e tij nuk u lejuan kurrë ta vizitonin pas arrestimit dhe George u dënua me vdekje nga një juri prej 12 burrash të bardhë.
Vetëm dy muaj më vonë, fëmija 14-vjeçar u çua duke qarë dhe duke u dridhur në dhomën e ekzekutimit.