Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama thumboi kreun e opozitës, Lulzim Basha lidhur me fushatat e këtij të fundit.
Këtyre akuzave, i është përgjigjur me një reagim Partia Demokratike.
Përmes një mesazhi, PD-ja thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.
Reagimi i Plotë i PD-ë
Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë! /albeu.com/