Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe me anë të shortit, gjyqtari Ilir Panda është përcaktuar relator i çështjes.
Ende nuk ka një datë për shqyrtimin e pretendimeve të Llallës ,i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 2 vite burg.
Ish-kryeprokurori ndodhet në arrati që pas shpalljes së vendimit nga Apeli, ndërsa më herët ka kërkuar nga arratia që dënimi i tij me burg të mos ekzekutohej, kërkesë e rrëzuar nga Gjykata.