Hera e parë pas 6 muajsh, Britania nuk raporton asnjë viktimë nga koronavirusi

Pjesa më e madhe e qyteteve në Angli, kanë regjistruar zero viktima nga Covid për herë të parë  në gjashtë muaj.

Numri i viktimave në të gjithë vendin pësoi rënie për të 5-tën javë radhazi. Shëndeti Publik në Angli, tha se  numri i rasteve me Covid ka pësuar rënie- në të gjitha grupmoshat përveç nxënësve të shkollës, të cilët panë një rritje modeste.

Të lidhura

None found

Infeksionet tani janë më të larta midis fëmijëve të moshës dhjetë deri në 19 vjeç. Shkalla e infeksionit u rrit nga 39.9 në 63.5 për 100,000 persona të moshës pesë deri në nëntë vjeç, por të gjitha grupmoshat e tjera kanë treguar  rënie nga java në javë.

Pas shpërndarjes së vaksinave, numri i rasteve pozitive të personat e moshës 70 deri 79 vjeç ka pësuar rënie, me 13.3 për 100,000 banorë.


Shtuar 26.03.2021 15:48