Ditën e sotme Serbia ka njoftuar heqjen e barrikadave në kufi me Veriun e Kosovës.
Mbi këtë ngjajre ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.
Të lidhura
None found
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se të gjithë janë kthyer në shtëpi secili me fitoren e vet duke e quajtur këtë ngjarje si një shfaqje e cila pati të njëjtin fund.
Postimi i Plotë:
Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!/albeu.com
