Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU: Analizat rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me rastin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk. Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.

Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

Të lidhura

None found

Pas këtyre rezultateve, AKU zhvilloi inspektime në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura.

Në përfundim të procedurës, AKU vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”.

Gjithashtu, subjektit i është kërkuar të kryejë analiza autokontrolli për produktet e gatshme në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Deklarata e AKU:

Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura.

Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë.

Në përfundim të procedurës AKU kreu zhbllokimin e aktivitetit të subjektit SORI-AL, si dhe i la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm brenda ambienteve të Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të kërkesave të legjislacionit ne fuqi.


jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetStarzbetJojobet GirişjojobetHoliganbet Giriş