Hedhja në erë e HEC-it në Ukrainë, reagon BE: Krim lufte, Rusia do të mbajë përgjegjësia

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë për zonat e përmbytura pas sulmit në një digë ukrainase në Samitin e qershorit.

Michel me postimin e tij në Twitter deklaron se është i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën e Nova Kahovkës.

 

“Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte, dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi ”, përfundon presidenti i Këshillit Evropian./albeu.com

 

 


Shtuar 6.06.2023 10:20