Një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe një tjetër për KLGJ-në do të ngrihen për krijimin e hartës së re gjyqësore.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Benjamin Rockwell.
Ata patën një diskutim të gjatë lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.
Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ.
Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim./albeu.com/