Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet sot seancë dëgjimore për hartën e re gjyqësore. gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi theksoi se sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë këtë hartë.
Bardhi tha se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka bërë asnjë reagim, pasi kjo siç thotë ai është vendimmarrje kryeministrit Edi Rama.
Gazmend Bardhi:
Diskutimi që bëri zoti Xhafaj është një diskutimi i mbyllur pasi unë e ngrita dje si çështje prandaj sot mu duk sikur dëgjova veten. Ju dje e përmbyllet diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ dhe sot kjo është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. Ka 1 muaj që sistemi është në kolaps dhe KLGJ nuk bën asnjë reagim publik, e gjithë vcendimarrja e Këshillit bie poshtë dhe do të thotë se këtë vendim e ka marrë qeveria. Duhet një reagim i KLGJ, vë në pikëpyetje seriozitetin e pavarësisë së KLGJ, kur nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjen e tij, e kur ka avokatë në protestë e KLGJ nuk e shqetëson kolapsin gjyqësor, bie në përfundimin që qeveria ka bërë këtë vendim dhe KLGj thjesht ka certifikuar vendimin e tyre. Fillimisht KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim i Edi Rames dhe të na tegojë që është një analizë e tyre dhe jo një vullnet politik i Edi Rames.