HARTA/ Afganistani po bëhet komplet i kuq, talebanët marrin kontrollin e shumicës së qyteteve

Talebanët janë afër marrjes së kontrollit të plotë mbi Afganistanin, gati 20 vjet pasi u rrëzuan nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA.

Të inkurajuar nga tërheqja e trupave amerikane, ata tani kontrollojnë të gjitha qytetet kryesore dhe së fundmi janë futur në Kabul.

Më poshtë mund të shikoni hartën. Me të kuqe janë qytetet e kontrolluara nga talebanët, me blu qytetet e kontrolluara nga qeveria dhe me të verdhë janë qytetet fati i të cilave nuk dihet pasi ka një luftë mes talebanëve dhe afganëve për t’i kontrolluar./albeu.com

 


Shtuar 15.08.2021 12:14