Para nënshkrimit të kontratave për 10 familjet e Kombinatit të cilat do të marrin banesën e re pas dëmtimit nga tërmeti, kryeministri Edi Rama sulmoi demokratët përsa i përket çeljes së fushatës elektorale.
Rama u shpreh se shpreson që në mitingun mbyllës, Partia Demokratike të mos përfundojnë duke e bërë te Shefqet Ndroqi.
“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi. Fëmijët nuk votojnë, prandaj të rriturit kanë detyrimin e dyfishtë të votojnë për veten dhe fëmijët që u duhen shkolla si ato që po ndërtojmë ne.
Nuk u duhen shkolla që lëvizin sa fryn era dhe iu futet uji brenda, Nuk kanë derë dhe nuk kanë xhama. U zgjata pak jashtë planit por jam i frymëzuar sot pasi sot është një ditë shumë e bukur për mua. Nuk kënaqësi më të madhe se sa të mendosh se ke pasur një kontribut në lehtësimin për shumë gjyshër dhe gjyshe”, tha Rama.