Hapja e doganës së Kapshticës, apel i rëndësishëm për ata që duan të kalojnë në Greqi

Pas hapjes së pikës kufitare të Kapshticës për të gjithë shtetasit shqiptarë, policia kufitare e Korçës ka një apel për të gjithë ata që duan të kalojnë kufirin. Sipas njoftimit të bërë publik, thuhet se personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë duhet t’i nënshtrohen më parë testin të shpejtë Covid.

“Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr”.

Më tej theksohet se “pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 2.07.2021 10:28