“Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik”, Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës: Nuk ka fjalë më…

Gjatë seancës në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit, duke i kërkuar të mos ndërpresë fjalën e deputetëve të opozitës.

“Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo o drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipërisë”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ish-kryeministri vazhdoi, duke thënë se gjyqin publik hajdutëve do ua bëjnë përsa kohë kanë prova.

“Në rast se ndonjëri në këtë sallë ju drejtohet duke ju thënë hajdut pa bazë dokumentesh, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje. Por nëse në bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajduteve është bërë dhe do bëhet”, tha Berisha.

Pas kësaj, Spiropali urdhëroi mbylljen e mikrofonit të Berishës.

Berisha: Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Nëse ndonjë këtu iu thotë hajdut pa u bazuar në dokumente zyrtare.

Spiropali: Nuk është për procedurë.

Berisha: Të lutem, të lutem. Keni të drejtë të padisni për shpifje nëse s’ka dokumente. Por nëse në bazë dokumentesh bëhet gjyqi publik i hajdutëve, do bëhet.

Spiropali:Ju tërheq vëmendjen, kjo nuk është për procedurë dhe nuk ka fjalë më.


Shtuar 12.12.2024 12:21